Akuza e rëndë e opozitës shqiptare/ Taulant Balla ka porositur vrasjen e avokatit në Elbasan

0

Partia Demokratike ka akuzuar deputetin socialist Taulant Balla si të përfshirë në bandat kri.minale të Elbasanit. Në një deklaratë për media nga selia blu, zëdhënësja Floriana Garo e akuzoi Ballën si personin që ka porositur një vr.asje në qytetin e Elbasanit.

Garo i referohet dëshmisë së Ardian Çapjas, të publikuar në media ditën e djeshme. Çapja ka thënë se vr.asja e avokatit Ravik Gurra në Elbasan është porositur nga një politikan me emrin Taulant. “Mbiemrin nuk ia them se më rrezikohet familja”, ishte shprehur Çapja para hetuesve.

Sipas dëshmisë së Çapjas, vr.asja e avokatit Gurra, i cili njihej për lidhjet me Emiljano Shullazin, është porositur pasi kishte përgjime të politikanit në fjalë.

PD i bën thirrje SPAK-ut të hapë dosjen e avokatit Ravik Gurra duke hetuar edhe rolin e Ballës.

Deklarata e plotë e zëdhënses së PD:

Në Parlamentin shqiptar, një deputet i Rilindjes, emrin nuk e ndërron kurrë si disa kolegë të tij, por mbiemra ka disa. Ndryshe nga personazhi i filmit artistik shqiptar “Taulanti kërkon një motër”, Taulanti-deputet kërkon një mbiemër.

Herë na shfaqet si Balla, herë Bego, herë si Gurra, e herë tjetër si Xibraka. Emri i tij, pa mbiemër, u shfaq para dy ditësh edhe në dëshminë e biznesmenit elbasanas, i akuzuar nga drejtësia për disa vepra penale, Ardian Çapja.

Si politikan, por edhe me një spaletë të re: si vr.asës. Çapja dëshmoi se avokati i tij Ravik Gurra është vr.arë para tre vitesh për arsye se zotëronte përgjime të cilat implikonin një politikan të lartë. Emri i të cilit është Taulant.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu