Tolga në Turqi një këngëtar shumë i pëlqyer.
Aktori i njohur turk, Tolga Saritas te ne u bë njohur me rolin e “Alis” tek seriali shumë i shikuar “Vajzat e diellit”,
Ai u lind me 30 Maj të vitit 1991, do të thotë tani ka 27 vjet. Tolga ka studiuar në Universitetin e Stambollit, shkruan rtv21.tv Saritas është njëri ndër aktorët më të kërkuar në Turqi, ai vlerësohet shumë për qëndrimin e tij serioz dhe profesional në rolet e tij të ndyrshme.
Përveç aktrimit, Tolga ka talent edhe muzikën, pra ai është edhe këngëtar mjaft i pëlqyer në vendin e tij. Tolga si këngëtar ka marr pjesë në shumë programe televizive, ai gjithashtu në muajin maj ka publikuar edhe këngën e tij të parë me videoklip, e cila është pritur shumë mire nga fansat e tij.
“Sen Gülünce Çok Güzelsin” titullohet projekti i Tolgës ku në kanalin “Youtube” numëron mbi 2 milionë klikime.
Me zërin e tij të veçantë ai ka kënduar edhe këngë të këngëtarëve tjerë, për të cilat është vlerësuar shumë. Më poshtë mund t’i gjeni disa nga këto këngë të kënduar nga, Tolga.