“Është në lojë jeta ime”, Erion Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin

0

“Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar lidhur me ndërhyrjen kirurgjikale të rekomanduar për këmbën e tij, duke deklaruar se nuk refuzon trajtimin mjekësor, por operimin në një spital që, sipas tij, nuk është zgjedhur nga ata që e çuan në burgun e Fierit.

Veliaj bën të ditur se i është drejtuar GJKKO-së për të kërkuar vlerësimin nga një mjek i zgjedhur prej tij dhe kryerjen e ndërhyrjes në një spital të përzgjedhur nga familja.

Reagimi i plotë i Erion Veliajt:

“E kuptoj që makineria e PR-it të Kryeministrit është sulur edhe ndaj këmbës sime, me sa duket se u kanë mbaruar punët e vendit për të publikuar.

Por e vërteta është se as e kam kërkuar dhe sigurisht e kam refuzuar operimin në një spital të imponuar nga ai që më internoi në Fier, Kryeministri i vendit. Pas asaj që e konsideroj internim politik, si mund t’i besoj të njëjtit person edhe për një operacion nën narkozë, ku në lojë është vetë jeta ime?

Që të premten në mëngjes i jam drejtuar GJKKO-së për të garantuar vlerësimin nga mjeku i zgjedhur prej meje dhe operimin në spitalin që zgjedh familja ime.

Nuk po refuzoj trajtimin apo operimin e mundshëm, të cilin e kam kërkuar prej muajsh. Po refuzoj që ai që më internoi të vendosë edhe mbi jetën time!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu