Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Përse e mbani në robni kolltukun?
Habia si habitane në hapësirë
Duke më lanë, pezull me çudi,
Pyetja rreth teje e ngulun pikë
Sillet e mllefosun në ty gjithnjë.
Nga erdhët ju, çuditem o insan?
Si unë edhe ti në fukarallek dikur,
U ngjite shkallëve në të përpjetë
Mundin e tjerve e veshe për petk.
Kudo ndër vende kërkova një si ti
Deri larg më shkuan sytë pa çudi,
Ky shembull i fortë ti thyen turinjt
Shoq për krah, ty nuk të rri asnjë.
Vendet që rriten, i shoh o kumbarë
Shokët e tu i kanë hedh në humner,
Vetëdijshëm po e plakim këtë vend
Sepse e gjithë rinia këtë mori si vlerë.
Për çfarë e mbani në robni kolltukun?
Se nderë e punë ktu janë t’u mungu,
Për çfar e latë, sikur robinjë konakun
Dhe me mijëra frymë janë t’u ju mallku.



