Hungaria dhe Sllovakia kanë bashkuar qëndrimet përballë krizës energjetike, duke i bërë thirrje Bashkimi Evropian që të pezullojë kufizimet ndaj furnizimeve me naftë dhe gaz nga Rusia.
Kryeministri hungarez Viktor Orban, pas një bisede me homologun e tij Robert Fico, deklaroi se situata energjetike në Evropë po bëhet kritike për shkak të zhvillimeve në Iran dhe tensioneve në Lindjen e Mesme.
“Po përballemi me një krizë. Kërkojmë që Brukseli të pezullojë menjëherë sanksionet ndaj energjisë ruse”, u shpreh Orban.
Ai paralajmëroi se ekonomia evropiane rrezikon mungesa të theksuara të energjisë dhe rritje të mëtejshme të çmimeve, duke theksuar se situata kërkon veprime urgjente.
Orban gjithashtu i bëri thirrje presidentit të Ukrainë, Volodymyr Zelenskyy, që të rihapë tubacionin e naftës Druzhba, i cili sipas tij është bllokuar që nga janari.
Sipas Budapestit dhe Bratislavës, e vetmja mënyrë për të shmangur krizën është rritja e furnizimit me energji nga të gjitha burimet e mundshme, ndërsa çdo vonesë mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë e BE-së.



