Big Brother dramë dhe lojë me publikun…

0

Shkruan Zef Ndreka

Prime i fundit i Big Brother VIP Albania, ishte një teatër i shëmtuar, i cili ngriti më shumë pyetje sesa dha përgjigje për opunionin publik.
Të gjithë e kujtojnë momentin kur nëna e Selinit u shfaq live në tv dhe kërkoi ta nxirrte nga loja që atë mbrëmje, moment ky mbase më i forti emocionalisht në këtë sezon. Por ajo që u pa më pas, ishte ndërprerja e menjëhershme e transnetimit live dhe publicitet i stërzgjatur duke u rijthyer pa asnjë sqarim. Ishin pikërisht momentet, kur u krijua një mjegull e panevojshme dyshimesh, falë atij skenari të parapërgatiur trashë nga Ledioni dhe mbështetur nga opionistët aty.
Harron Top Channel që publiku nuk është naiv. Sepse një situatë e tillë e improvizuar nga vetë ata, u menaxhua pa transparencë që vetvetiu bën të lindin pikëpyetje:
A pati një bisedë prapaskene?
A u ndikua vendimi i Selinit?
Pse nuk u sqarua asgjë për publikun?
Për ta thjeshtësuar dhe për të mos patur nevojë për teori konspirative si dhe për të kuptuar një gjë fare të thjeshtë që është besimi i audiencës, duhej një sqarim, i cili është thelbi për çdo format si ky.
Në fakt, besimi u dëmtua jo vetëm nga manipulimi, por edhe nga mungesa e qartësisë. Në të kundërt, nëse gjithçka ishte e rregullt sipas tyre, atëherë pse nuk u shpjegua?
Në këtë rast kemi të bëjmë me një problem më të madh sesa një prime televiziv.
Spektakli mund të ndërtojë dramë, por nuk duhet të luajë me inteligjencën e publikut, duke i kërkuar klikime, sms, prononcime dhe në fund të vëndosë vetë si t’iu doje qejfi, intetesat apo premtimet paraprake…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu