SPAK duhet të nisë hetimet Italia ka informacione se Edi Rama ka qenë në Aruba me narkoterroristë

0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat këtë të enjte, ku akuzon kryeministrin Edi Rama se ka qenë i pranishëm në një takim në Aruba me narkotrafikantë dhe denoncon lidhjet e qeveritarëve me grupet e fuqishme të drogës. Ai tha se për këtë i referohet dosjes së publikuar nga antimafia italiane para disa ditësh.

“Unë jam sot këtu për të rikujtuar para jush përsëri takimin famëzi të Arubas, që u bë midis qeveritarëve shqiptarë dhe grupeve të fuqishme të narkosit shqiptar dhe ndërkombëtar. Tashmë ky takim nuk është vetëm kronikë e mediave shqiptare, nuk është vetëm denoncim i Sali Berishës i cili në atë kohë, po të bëni një check up të kronikave tuaja, të lajmeve, i kam nënshtruar pyetje Edi Ramës: Ke marrë pjesë tinë takimin e Arubas apo jo? Takimi i Arubas sipas interceptimeve, tanimë nuk kemi hamendje, sipas antimafias italiane të publikuara në një libër që ka dalë këto ditë, është zhvilluar në datën 19 janar të vitit 2019. Një grup ministra bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar kanë udhëtuar me një charter në Aruba, që është një nga zonat më të hapura, më të lira të botës, protektorat i Mbretërisë së Holandës. Interceptimet, për arsye ta themi politike, ndonëse i kanë emër për emër pjesëmarrësit qeveritarë në takim, nuk janë bërë publike, por autori nuk ka më asnjë dyshim se kanë qenë ministra, zyrtarë të lartë të qeverisë së Edi Ramës dhe në mundësinë më të madhe vetë Edi Rama, në një takim famëzi, ku është diskutuar për syrin dhe malin e Tiranës. Për kullat dhe stërkullat e Tiranës. Sipas interceptimeve të sakta të antimafias italiane.”, ka deklaruar Berisha.

Kryedemokrati shtoi se ministrat e Edi Ramës “janë të vetmit zyrtarë në Evropë, të cilët kanë bashkëpunim të ngushtë me organizatat narkoterroriste të drogës”.

Ai i bëri thirrje Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, që me urgjencë të marrin dosjen Aruba, sepse sipas atij, aty qëndron “çelësi i të gjithë veprimtarisë kriminale të Edi Ramës dhe organizatës që ai kryeson sepse aty zbulohet mekanizmi se si u ndërtua narkoshteti i parë dhe i vetëm në Evropë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu