“Do t’i kërkojmë dorën!” Korreshi çon në Kuvend “burrin” e Diellës

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, u paraqit në Parlament të mërkurën me një njësi qendrore në duar.

I pyetur nga gazetarët se çfarë ishte, Korreshi tha se kishte marrë me vete, burrin e Diellës, ministres së Inteligjencës Artificiale të emëruar nga Kryeministri Edi Rama në qeverinë e re, përcjell A2 CNN.

“Bashkëshorti i Diellës… Do t’i kërkojmë dorën tani… Meqë tha shoku kryeministër që nuk merr vendime. Ka 15 vjet që nuk punon ky i shkreti”, tha Korreshi.

“Do t’i kërkojmë dorën!” Korreshi çon

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu