Papa LEO XIV paralajmëron se Toka po “shkatërrohet” nga ndryshimet klimatike

0

Papa Leo XIV ka paralajmëruar për rreziqet e ndryshimeve klimatike, ndërsa pjesa më e madhe e Evropës përvëlohet nga një valë e nxehtë

“Fenomenet ekstreme natyrore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike të provokuara nga aktiviteti njerëzor po rriten në intensitet dhe frekuencë, për të mos përmendur efektet afatmesme dhe afatgjata të shkatërrimit njerëzor dhe ekologjik që po shkaktohen nga konfliktet e armatosura”, tha kreu i 1.4 miliardë katolikëve në mbarë botën në një letër.

Ai shkroi se në pjesë të ndryshme të botës “toka jonë po shkatërrohet”.

Papa i bëri komentet e tij në një ditë lutjeje për ruajtjen e krijimit të shpallur nga Kisha Katolike.

“Nga të gjitha anët”, vazhdon Papa, “padrejtësia, shkeljet e së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të popujve, pabarazitë e rënda dhe lakmia që i ushqen ato po shkaktojnë shpyllëzim, ndotje dhe humbje të biodiversitetit”.

Leo paralajmëroi se efektet afatmesme dhe afatgjata të “shkatërrimit ekologjik” nuk po merren mjaftueshëm parasysh.

Papa ka qenë në detyrë që nga maji si pasardhës i Papa Françeskut të ndjerë.

Sipas Vatikanit, është ende e paqartë nëse ai do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Klimës (COP30) në Brazil në fund të vitit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu