Gjeneral brigade Lock në Tiranë, forcim i bashkëpunimit ushtarak SHBA-Shqipëri

0

Gjeneral brigade Joseph Lock, zëvendëskomandanti i Komandës së Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara për Europën, zhvilloi këtë javë një vizitë zyrtare në Shqipëri, në kuadër të forcimit të partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe bashkëpunimit në kuadër të NATO-s.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, gjeneral brigade Lock u prit nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral lejtnant Arben Kingji.

Takimi u fokusua në bashkëpunimin e vazhdueshëm ushtarak dhe koordinimin për operacionet speciale në rajon, në funksion të forcimit të sigurisë dhe stabilitetit.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi gjithashtu se E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, mirëpriti gjeneral brigade Lock në selinë diplomatike, ku u diskutuan mënyrat konkrete për të përforcuar më tej aleancën e NATO-s dhe për të thelluar partneritetin dypalësh me Shqipërinë.

“Vizita ishte simbolikë e marrëdhënies dhe bashkëpunimit të thellë ShBA-Shqipëri që kontribuon në stabilitetin rajonal.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn mirëpriti gjithashtu gjeneral brigade Lock në ambasadë për të diskutuar mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë të forcojnë Aleancën tonë të NATO-s dhe partneritetin strategjik me Shqipërinë”, thuhet në postimin në rrjetet sociale të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu