Përjashtohen me 40 ditë nga punimet e parlamentit dy deputetët e PD

0

PS kërkoi përjashtimi për dy deputetë të tjerë pas kaosit në Kuvend. Sekretariati i Etikës ka marrë masat për dy deputetët, Edi Palokën dhe Petrit Dodën.

Është vendosur masa e përjashtimit me 40 ditë për Edi Palokën dhe 20 ditë përjashtim për Petrit Dodën.

Kujtojmë se seanca e zhvilluar një ditë më parë u shoqërua me kaos e tensione në Kuvend. Ishin deputetë të grupimeve Bardhi-Berisha që nuk lejuan zhvillimin normal të Kuvendit. Një prej veprimeve të Palokës që tërhoqi vëmendje ishte momenti kur dogji rregulloren e parlamentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu