‘Ulje për Vit të Ri/ Trafikantët shqiptarë reklama në TikTok: Kalim i sigurt drejt Britanisë për vetëm 5 mijë paund

0

Bandat kriminale shqiptare po ofrojnë ‘zbritje të sezonit festiv’ për emigrantët e paligjshëm që përpiqen të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar. Media britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull ‘ofertave’ që shqiptarët po reklamojnë në rrjetin social Tik Tok. Daily Mail shkruan se kjo është një tallje me përpjekjet e ministrave për të goditur kalimin e paligjshëm të emigrantëve.

Sipas tyre kontrabandistët shqiptarë po përdorin reklamimet në rrjetet sociale për të promovuar kalimet drejt Britanisë me çmime më të ulëta, me një tarifë prej 5,000 £ për person gjatë Krishtlindjeve, një zbritje prej 37,5 për qind, ndërsa tarifa e zakonshme për kalimin me gomone drejt Britanisë së madhe është 8,000 £.

Një reklamë shqiptare në TikTok , që paraqet një fotografi të pemës së Krishtlindjes në Covent Garden në Londrën Qendrore, u premton emigrantëve që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar ‘100 për qind sukses’.

Një reklamë në Instagram për kalimin drejt Britanisë me kamion ofron një ‘çmim me ulje’ për një udhëtim më 20 dhjetor: “Një person 6,000 £. Nëse jeni dy persona, 5000 £ secili.”, thuhet në këtë promovim.

Mbërritjet nga Shqipëria me varka dhe gomone kanë rënë që kur qeveria britanike e caktoi shtetin një “vend të sigurt”, që do të thotë se qytetarët shqiptarë nuk mund të aplikojnë për azil në MB dhe kthehen atje brenda disa ditësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu