Kisha katolike e Dervenit në Thumanë, e lënë në harresë

0
Shkruan Ndoc M Shaben
Kisha Katolike e lënë në harresë dhe drejt shkatërrimit total.
Derveni është një fshat në Njësinë Administrative të Thumanës, pjesë e bashkisë së Krujës. Ky fshat edhe pse ka një histori të pasur kulturore dhe kishtare, është lënë në harresë, edhe kjo në lajmet e kohëve të fundit lidhur më kishën e shën Gjon Pagëzorit në këtë fshat, e cila ka qënë pjesë e dioqezës së Arbërit. Kjo kishë e cila mendohet se daton që në shekujt e 13 dhe 14, tashmë e mbuluar nga uji, rrezikon të shkatërrohet dhe të mos ekzistojë më. Nëse do I shohim me vëmendje fotot e publikuara nëpër rrjetet sociale do shohim afreskun e shën Gjon Pagëzorit, shën Palit dhe jo vetëm. Nëse kjo kishë shkatërrohet, e cila është duke u shkatërruar totalisht, kjo do jetë një goditje e madhe për Trashëgiminë Kulturore në vend dhe jo vetëm, por më shumë se kaq, por një “ thikë” mbi traditën e Krishterë në Shqipëri. Pra, lënia në këto kushte mjeranë drejt rrënimit të kësaj kishe është një akt jo njerëzor dhe vandal ndaj trashëgimisë dhe jo vetëm, por edhe mbi atë që e kam përmendur më sipër. Ju lutem: Mos e lini që të zhduket kjo pjesë e trashëgimisë Katolike.
Fotografia: Kostantin E Luçi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu