Vonesat në aksione politike favorizojnë foltorën

0

Shkruan Zef Ndreka

Politika shqiptare, shihet lehtë se është një komedi me akt shumë të gjatë 32-vjeçarë. Aktori kryesor i kësaj komedie Berisha tashmë dukshëm ka frikë nga e vërteta që po e rrethon nga çdo anë. Nuk ka asnjë shteg shpëtimi. E vërteta e ka tmerruar dhe Berisha, për ti shpëtuar darnave të drejtësisë hartoi planin se dënimi i tij do të ishte denim i PD-së. Ndaj e përfshiu në luftë me drejtësinë shqiptare dhe Amerikën forcën politike që e kishte drejtuar prej vitësh.
E vërteta e trembi shumë Berishën i cili u bë shumë aktiv në jetën politike shqiptare pas damkës se dhënë nga SHBA-të dhe Britania e Madhe. Por, i mplakur, mbase edhe i rrjedhur tërësisht, Berisha në çdo dalje vetëm gënjen. Ai nuk ka turp, nuk ka fytyrë as burrni. Në çdo dalje publike ai gënjen më keq se një adoleshent, më turpshëm se një fëmij i fajshëm. Mohon sy për sy të vërtetën dhe gënjen paturpësisht sy në sy.
SPAK-u dhe Gjykata e kanë futur në rrjesht. Ai po torturohet ende i pa gjykuar.
Por kalojmë tek problemi të cilin po analizojmë.
Përse i lihet topi vetëm Berishës dhe Foltorës, përse i lihet fusha e zbrazët?!
Eshte strategji për të faktorizuar ende atë në politikë, kur amerikanët e kanë shpallur kufomë politike?!
Sa të jetë Berisha në politikë, historitë me partitë që dalin nga PD-ja si skizion i saj apo në ngjashmëri përsëriten. Në rastin momental, me PD-në zyrtare ku Basha është kryetari zyrtar.
Foltorja me Berishën po luajnë fort edhe pse e dijnë mirë se asgjë nuk fitojnë me betejën e djegieve në parlament. Synimi final i tyre mbetët mbajtja ecpolarizuar e elektoratit të PD-së.
Pikërisht, ky është momenti i favorshëm për PD-në zyrtare, me Berishë të akuzuar, të shpallur non grat-a, me Ramën e kapur gafil në shumë afera siç është rasti i inçeneratorëve etj.
Por PD zyrtare nuk po vepron me aksione politike të pritshme për ta përmbysur këtë situatë. Duhen veprime të forta politike, aksione dhe sjellje prej lideri që të sjell në pushtet.
Në e dijme se një ditë rrotacioni do të ndodhë në Shqipëri, pa tjetër. Por duhet betejë, pikërisht kjo që mungon.
Në ngjashmëri me Bashën, ka ndodhur edhe me politikanë të tjerë që janë pozicionuar kundër Berishës në vite.
Kështu kemi rastin e Neritan Cekes apo grupit të mocionistëve siç quhen, të cilët e vonuar aksionin politik dhe gjithçka shkoi në dëm të tyre dhe të demokracisë. Po kështu edhe me Pollon, Kalakulën, Bamir Topin, me Hajdarin e Patozin, me Jozin e Murrizin.
Të gjithë prisnin pa bërë beteja perballë me Berishën. Të gjithë dështuan.
Historia të mëson, por edhe të godet!
PD zyrtare, duhet të bëjë betejë te hapur e të përditshme me berishizmin.
Në të kundër do ketë fatin e të tjerëve duke na kujtuar një “armë politike” moderne por që nuk shkrep.
Kjo sjellje politike nuk frymëzon, vetëm favorizon foltorën…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu