“Çlirimi” i Elbasanit dhe “23 të rënët për çlirim”, dy rrena që përsëriten çdo vit

0
Shkruan Kastriot Dervishi
Në Elbasan nuk ka pasur asnjë betejë që të pretendohet ndonjë “çlirim”. Kjo është thjesht një rrenë. Gjermanët ikën kur i desh qejfi dhe pa luftë, në kuadër të tërheqjes nga gjithë Ballkani. Ato 23 të vrarët e betejës imagjinare, u takojnë ngjarjeve të tjera. Emrat e tyre janë pretenduar vetëm një herë dhe kurrë nuk janë përmendur më.
Më 11 nëntor 1944 në Elbasan nuk është vrarë askush, nga asnjë palë, sepse nuk ka pas luftë. Po rikujtoj kohën, vendin dhe shkakun e vdekjes së 23 partizanëve, të cilët pretendohet se u vranë për “çlirimin” e Elbasanit:
1-Ahmet Shabani, nga Progri, Korçë, u vra më 20.10.1944 në Shëngjon.
2-Estref Meka, nga Bilishti, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.
3-Giusepe Capuana, nga Siçilia, u vra më 8.11.1944 në Labinot.
4-Gavril Papllo, nga Hoçishti, u vra më 25.9.1944 në Xhyrë të Librazhit.
5-Hamit Harshimi, nga Lavdari, u vra më 19.11.1944 në Elbasan, shkeli një minë.
6-Kiço Sandri, nga Pogradec, u vra më 10.11.1944 në Elbasan, shkeli një minë.
7-Kiço Boboshtica, nga Boboshtica, u vra më 18.10.1944 në Xibrakë.
8-Koli Rapi, nga Bezhanji i Kolonjës, u vra më 30.10.1944 në Shtërmen.
9-Njazi Gribeci, nga Gribeci, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.
10-Nevruz Shabani, nga Rehova, u plagos më 20.10.1944 në Elbasan dhe vdiq në Tiranë në janar 1945.
11-Pandi Kreshova, nga Kreshova, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.
12-Pali Ligori, nga Pojani, u vra më 18.10.1944 në Baltëz të Elbasanit.
13-Rahman Beragozhdi, nga Beragozhdi, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.
14-Rexhep Shahini, nga Çërava, u vra më 19.11.1944 në Elbasan, shkeli një minë.
15-Ramadan Aliu, nga Tresteniku, u vra më 28.7.1944 në Prenjas.
16-Ramadan Seiti, nga Progri, u vra më 10.11.1944 në Elbasan, shkeli një minë.
17-Sejzulla Hamdiu, nga Zvezda, u vra më 21.10.1944 në Shëngjon.
18-Shaniko Starja, nga Starja, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.
19-Thomaidha Laçka, nga Pogradeci, u vra më 24.10.1944 në Prapanik të Elbasanit.
20-Vasil Pando, nga Borova, u vra më 24.10.1944 në Prapanik të Elbasanit.
21-Vangjel Llazi, nga Korça, u vra më 5.11.1944 në ullishta të Elbasanit, shkeli një minë.
22-Xhafer Ibrahimi, nga Bënjëza, Kolonjë, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.
23-Kosta Tusha, nga Korça, u vra më 3.7.1944 në Lozhan të Korçës.
(Nxjerrë nga dokumentet e Brigadës së 15-të, ruhen në AQSH ndërsa emrat e pretenduar nga libri i ndaluar më pas, “Elbasani në luftë për çlirim “, Tiranë 1971).
Në Elbasan nuk ka pasur asnjë pllakë dhe nuk ka asnjë me emrin e ndonjë të vrari. Kështu që referimet me kalendarët e komunizmit duken tejet anakronike në kohën që jetojmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu