Ed Rama dhe kryeministrja Giorgia Meloni kanë shkelur haptazi ligjin e azilit

0
Shkruan Rita Ndoci
Ka disa ditë që vlojnë rrjetet sociale dukë bërë prognoza se si do të duket miss Lezha, apo e ardhmja e Lezhës. Turp t’ju vijë të gjithëve që fyeni njerëzit me ngjyrë.
Ardhja e tyre “”e përkohshme”” nuk bën problem.
Problem është kthimi i tyre në vendin e tyrë, pra *riatdhesimi* nëse nuk fitojnë azil.
Ato njerëz të mjerë që vijnë për azil në shumicën e rasteve nuk kanë dokumente identiteti. Në shumicën e rasteve regjistrohen me emër të rremë se e dinë që nuk mund t’i dëbojnë, riatdhesojne në vendet e tyre mbasi nuk kanë marrëveshje bilaterale për riatdhesimin e tyre mes BE.
Ky është një ndër problemet kryesore në vëndet e bashkimit evropian, dhe ndaj janë të detyruar ti mbajnë njerëzit në vendet që kanë kërkuar azil, këtë e përforcon edhe ligji i marrëveshjes së Dublinit për azil kërkuesit. Pra qe ta thjeshtezoj: njerëzit që do vijnë në Gjadër ka shumë gjasa të mbesin aty. Zonja Meloni nuk do të jetë e *perjetshme* si kryeministre e Italisë. Vjen tjetri kryeministër dhe e shquqizon marrëveshjen e saj me edramen.
Njerëzit e shkretë që janë në kampin e refugjatëve të Gjadrit dhe Shëngjinit do të mbeten aty, pa letra, të pa identifikueshëm dhe kështu nuk ka asnjë mundësi riatdhesimi i tyre.
Apo vendet e Afrikës kanë regjistrim të rregullt të popullsisë që ti do të identifikosh emrat mbiemrat e personave që të kanë ardhur peshqesh nga Italianja Meloni???
Ed Rama dhe kryeministrja Giorgia Meloni kanë shkelur haptazi ligjin e azilit.
Askush prej tyre nuk do që të vijë në Shqipëri për azil. Ka qindra shqiptarë që ikin në Evropë për të kërkuar azil. Shqiptarët janë të dytët azilkerkues në Gjermani.
Që kur ka ardh ky në pushtet, është shtuar numri në qindra e mijëra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu