Ngatërrohen deputetët e PD-së/ Debate në komisionin për çështjet evropiane

0

Sot ishte parashikuar që komisionet të zhvilloheshin online, përjashtuar atë për Integrimin Evropian. Komisioni kishte parashikuar mbledhjen fizike u zhvendos online dhe po drejtohet nga nënkryetarja Etilda Gjonaj pasi Jorida Tabaku, e cila është kryetare.

Gazetarja Esiona Konomi raporton se pati një përplasje mes dy deputetëve demokratë, Dashnor Sulës nga grupi i Sali Berishës me Kreshnik Çollakun nga PD zyrtare. Gazetarja u shpreh se ata përdorën fjalë fyese ndërsa Çollaku paralajmëroi se do ta kallëzonte penalisht Sulën.

“Mos më bëj si trim o burrë sepse e di se çfarë je. Do të bëj kallëzim penal.“, i drejtohet Çollaku Sulës teksa ky i fundit i drejtohet duke i thënë: “Ik se le nam. Çfarë të bëra, ti shave.” Më pas ndërhyri garda për të larguar Çollakun, i cili duket shumë i irrituar me kolegun demokrat.

Po ajo që ishte lajm sot nuk ishte thjesht tentativa e opozitës për të bllokuar maxhorancën por përplasja maxhorancë-opozitë sepse ka qenë një retorikë e përjavshme që nuk surprizon më askënd, ajo që u vu sot në dukje ishte përplasja brenda vetë dy palëve të opozitës, që degjeneroi në fyerje dhe konflikt të rëndë verbal por që garda e republikës ndërhyri për të parandaluar konfliktin fizik. Bëhet fjalë për Dashnor Sulën i grupimit të Foltores dhe Kreshnik Çollaku nga grupi i PD zyrtare. Çollaku që donte të merrte pjesë në mbledhjen e thirrur nga socialistët nuk pranoi dhe u irritua që Sula, nuk lejoi që të hynte në mbledhje. Ata përdorën fjalë fyese ndaj njëri-tjetrit, Çollaku paralajmëroi se do ta kallëzonte atë penalisht për atë se çfarë i ndodhi por Suli tha se nuk bëri asgjë“, raportoi gazetarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu