Shkruan Zef Ndreka
Është një njeri që në fakt është i tërbuar nga gjithë kjo histori vere në PD.
Është Sali Berisha!
Përpjekjet e tij dyvjeçare për të marrë monopolin e opozitës dhe siglën e PD, sot i duken të pashpresa. Nuk është se e ka shumë problem siglën dhe vulën, por ka problem faktin që fusha nuk është vetëm e atij, por këndryshuar!
Madje një cep i fushës është i një njeriu që tani është në politikë për shkak të tij dhe vetëm kundër tij.
Kjo e tërbon atë me Lulzim Bashën, më shumë se çdo gjë tjetër në këtë vend, më shumë se skandalet e qeverisë, më shumë se arrestimet e SPAK-ut, më shumë se hetimet ndaj djalit dhe dhëndrit dhe ndoshta më shumë dhe se sa një fund i keq për të, nëse e çojnë në burg. Të gjitha këto, ai mendon se e heroizojnë!
Shfaqja e Lulzim Bashës si kryetar i PD e bën atë të ndjehet i poshtëruar.
Ndoshta për kaq ja vlen ta durojmë të gjithë këtë rizgjedhjen e Lulzim Bashës sot.
Çdo lëvizje politike zgjidh një çështje dhe kjo zgjidh çështjen e heqjes së monopolist-it të Sali Berishës mbi opozitën.
BERISHA ri maroi….