Një ftesë për “artistët” që heshtin!

0

Shkruan Zef Nreka

Po të isha piktor, gjëja e parë nga më të shëmtuarat e ngjarjeve me të turpshme që duhen përjetësuar në art për Shqipërinë, do të pikturoja inçeneratorët. Do të punonte fantazia me plot ngjyra të zeza për qeverinë dhe Edi Ramën e zi! Do të realizoja tre tabllo me tre inçeneratorët, me tre kryetarët e Bashkive të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.
Që qëndër të çdo tablloje gjithë qeveria.
Po të isha skulptor, mbase do të ishte më e lehtë, sepse shqiptarët janë mësuar me buste, me skulpura diktatorësh, autoritaristësh, vendas e të huaj. Janë mësuar me bustin e Enverit, Stalinit, klasikëve të komunizmit.
Tani, mungojnë bustet e zgjatuesve të tyre, që pijnë gjakun e shqiptarëve duke i vjedhur e duke i varfëruar çdo ditë.
Po të isha poet, do ju thurja jo poezi, por poemë trishtuese bandës së organizuar kriminale të rilindjes.
Po të isha shkrimtarë, do të botoja libra e ti përjetësoja në shekull këtë sekt të pa shoq në Europë e në botë. Do të botoja disa libra pa konspiracion, per vjedhjen e shekullit ku gjithë qeveria është e kapur gafil në vjedhje.
Po të isha skenograf, do të bëjë rregjinë e filmit “Inçeneratorët”.
Ky film jo vetëm artistik, do të ishte filmi më i ri dhe më i gjatë , i luajtur kryesisht në Kuvendin e Shqipërisë dhe në tre Bashki të rëndësishme të vendit.
Në rolet kryesore të filmit do të ishin mafiozët shtetëror të qeverisë dhe të emëruarit e tyre, kryebashkiakët dhe mafia Ndrogeta.
Filmi, sigurisht do të kishte shumë seri , dhe do ishte aq i gjatë, sa pritet të përfundojë nga muaji mars 2025, pra më i gjatë se limonatat e telenovelave turke, që kanë mbërthyer tv kombëtare shqiptare.
Filmi nuk do të kishte shumë ndryshime, por ngjashmëri me filmat me mafiozë italianë të shekullit të shkuar, si psh, tek filmi “Oktapodi”!
Tek “Oktapodi” në Itali , mafjozët dëshmitarë të ngjarjeve, te transfertave financiare, të krimeve e vrasjeve në çdo ngjarje bënin sikur “ftilloheshin”, por në të vërtetë nuk dinin të firmosin dhe vëndosnin shenjën e gishtit në vënd të firmës.
Në filmin e fundit
“Inçeneratoret” , të luajtur në Kuvendin e Shqipërisë , dëshmitarët mafiozë të thirrur në komisionin hetimore Tabaku, kanё firmosur por nuk mbajnë mënd , nuk ju kujtohet asgjë, as emrat e kapot e kompanive korruptive!
Nga Rama deri tek ky më i fundit punonjës i administratës, ose nga padrino deri tek mafiozi më i vogël, duhet të kenë fatin e Kokës e Ahmetaj-t, e të zhdukën një herë e mirë nga jeta publike apo Shqipëria.
Ah, po të isha Prokuror!
Reçi po pret…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu