Edi Rama është akoma i lirë…

0

Shkruan Zef Ndreka

Të gjithë e kujtojnë deklaratën e Edi Ramës, në një emision kur lufta ndërmjet bandave kriminale eleminonin njëri tjetrin, kur tha: “kokat hëngshin”!
Në mungesën e shtetit e të ligjit, Kryeministri i Shqipërisë, në vend të merrte masa për siguri e rend, i la të lira bandat të ekzekutonin njëri tjetrin.
Kjo po ndodh edhe tani në këtë kohë kur SPAK-u sapo studjoi dosjen e inçeneratorëve dhe kërkoi përgjegjësi dhe heqjen e imunitetit të deputetët Arben Ahmetaj, ish zv/kryeministër i Shqipërisë.
Ashtu siç ndodh me bandat konkuruese ordinere kriminale të drogës, prostitucionit e të trafiqeve të tjera, po përfundon edhe me grupet kundërshtare brënda Partisë Socialiste. Po hanë kokat e njëri tjetrin! Dhe për këtë, Edi Rama në rolin e kryetarit të PS-së dhe të Kryeministrit të vëndit, ushtron presionin e pushtetit në drejtësinë e re, pra në SPAK, për të goditur njëri tjetrin, për të goditur kundërshtarët brënda llojit. Këtë e bëri së fundmi për vjedhjet galopante tek inceneratorët me zëvëndësin e tij.
Koka e Ahmetajt u përgatit një vit më parë kur u shkarkua nga detyra pa dhënë spjegim. Mbase, Edi Rama mori informacion se Ahmetaj e dorëzoi një kopje të dosjes së inceneratorëve tek Metaj dhe Berisha, për të përgatitur sulmin kundër Ramës.
Kështu nisi gjuetia mbi Ahmetajn për shkakun e palëve të tjera politike, ekonomike e kriminale.
Edi Rama në gjithë këtë rrumpallë që ka përfshirë qeverisjen e tij, filloi të shkarkonte ministra, zyrtarë të lartë të administratës, politikanë të ndryshëm që janë pasuruar shpejt në mënyrë marramendëse dhe kriminale, qoftë edhe vetëm nga një projekt si ky i inceneratorëve!
Por pse bien ministrat dhe politikanët kriminelë, publiku duhet të ndihet i qetë?!
Po ta shohim me vëmendje, gjithë të ndaluarit, të shkarkuarit që po hetohen, janë “viktimat” e luftës së bandave brënda PS-së.
Arben Ahmetaj bashkëpunoi me opozitën për dy arësye:
– e para për të goditur Edi Ramën, kreun e kësaj bandë kriminale.
– e dyta, sepse Ahmetaj doli jashtë biznesit të shokëve të tij.
Kjo nuk presupozon se Ahmetaj është i pafajshëm.
E megjithate, kjo luftë politike e bandave kriminale brënda PS-së rezulton edhe pozitive.
E keqja është përdorimi i SPAK-ut për të luftuar njëri tjetrin.
Kështu ka nisur zyrtarisht diskretitimi i qeverisë, i PS-së, i Edi Ramës.
Publiku nuk mund të jetë i kënaqur vetëm me “viktimat” e kontrolluara, që në fund të ditës kanë zbatuan urdhërat verbërisht në shkëmbim të ndonjë benefici ekonomik.
Drejtësi do të quhet, kur i pandehur të merret Edi Rama, i cili ka marrë vendimin që proçedura e inçeneratorëve të bëhej pa shpallje. Është Edi Rama që ka urdhëruar 16- ministritë të bëjnë brënda ditës të njëjtën proçedurë.
Është zyrtarisht Edi Rama që i ka dhënë 8-pikë bonus një kompanie që nuk ekzistonte në atë kohë.
Por sot, Edi Rama është i lirë. Madje po guxon e flet për drejtësinë e re, duke mashtruar ndërkombëtarët, elektoratin e vet dhe popullin.
Kur do çlirohet Shqipëria nga kjo bandë?!
Këtë detyrë ka opozita! Të shpresojmë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu