Albin Kurti po sillet si udhëheqës fisi

0

Shkruan Mero Baze

Në Verën e vitit 1996, Timothey Wirth në atë kohë Nënsekretar shteti për çështje globale, në administratën e Presidentit Clinton, vendosi të vizitoj Shqipërinë pas destabilizimit të zgjedhjeve të 26 Majit dhe kursit antiperëndimor që po merrte administrata e Sali Berishës. Përmes diplomatëve në Tiranë SHBA kishte kërkuar përsëritjen e 40 zonave zgjedhore me qëllim që të riparohej degradimi I procesit që kishte ndodhur më 26 Maj, por Berisha nuk I kishte dëgjuar. AI përsëriti vetëm 13 zona të cilat I rifitoi përsëri.

Në përpjekje për të përsëritur një mesazh të fort, Tim Wirth vendosi të udhëtoj vet drejt Tiranës. Por Presidenti I asaj kohe Sali Berisha, ja refuzoi takimin, duke I rekomanduar që mund të takohej me kryeministrin Aleksandër Meksi.
Duke më arsyetuar refuzimin e takimit, Berisha më tha, se nuk është nevoja ta pres se e di se ¸farë mesazhi ka për të më thënë. Nuk kam pse e dëgjoj.
Por ndërsa prisja që SHBA dhe diplomatët amerikanë të bëheshin agresivë me këtë rast, nuk dukej ndonjë shenjë e tillë në horizont. Ajo që ndodhi ishte se të gjithë diplomatët perëndimorë në Tiranë, e quanin këtë një skandal, pasi Presidenti po tregohej primitive dhe nuk po siullej jo si një udhëheqës evropianë. Dhe kjo në fakt u bë varri politik I tij disa muaj më vonë.

Pra nuk është se u shqetësua SHBA nga refuzimi, por gjithë diplomatët perëndimor, e klasifikuan atë si një kulturë antiperëndimore.
E njëjta gjë po I ndodh sot Albin Kurtit në Prishtinë.
Edi Rama ka bërë sot përpjekje të pamëshirshme për të ekspozuar deri në fund Albin Kurtin, si një lider me formim antiperëndimor, duke bërë sikur I lutet për një takim, që në fakt nuk është se ka ndonjë dëshirë të madhe ta bëj.
Dhe arriti ta ekspozoj si të tillë, jo për shkak të fjalorit nacionalist dhe populist që Albini përdor, jo për nga betejat artificiale për të mbajtur Kosovën nën tension, jo nga teoritë e tij ideologjike antiperëndimore, por thjeshtë nga gjesti I tij primitiv I refuzimit të takimit me të.
Sinjali I parë ishte fakti që ambasadori I SHBA në Prishtinë, ju bashkua takimit të Edi Ramës me Vjosa Osmanin dhe Glauk Konjufcën, për të treguar në fakt se kush është aty zot shtëpie.
Për çdo lider perëndimor, pa I hyrë fare në detaje arsyeve, refuzimi I një takimi me një kryeministër të shtetit fqinj, ndërkohë që e pret Presidenti dhe gjithë infrastruktura politike është primitivizëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu