Kalbëzimi i shpejt i opozitës

0
Shkruan Zef Ndreka
A mund ta themi kështu, shumë qartë dhe troç, se opozita shqiptare është e kalbëzuar tashmë?!
Kaq shpejt u kalbëzua ajo?!
A e mbaroi misionin e saj PD-ja, atë mision për të cilën pati lindur?!
A e realizoi PD-ja luftën kundër komunizmit?!
A u bë Shqipëria, demokratike si gjithë Europa?!
Këto janë çështjet dhe arësyet thelbësore për të cilat PD-ja, nuk duhet të pranojë rrënimin e mëtejshëm apo kalbëzimin e saj.
Por rezultatët e përballjes së opozitës me socialistët në zgjedhjet lokale të 14-Majit e vertetuan faktin se opozita është e pa aftë për tu përballur me Edi Ramën, me makinerinë manipuluese të tij.
Nuk mund të ketë justifikim për humbjen tragjike të zgjedhjeve, as të shpikën më alibi për rezultatin.
Sali Berisha në vend të lerë demokratët e foltorës të analizojnë e të lexojnë me realizëm çfarë kanë korrur, vazhdon misionin e tij për të ndërtuar e ngritur në një shkallë me të lartë pushtetin absolut të Edi Ramës duke e lënë opozitën të pa shpresë.
Gjithsesi ky moment do të vinte pas luftës së paparë brënda llojit në PD, e cila e përçau dhe e shkatërroi plotësisht Partinë Demokratike dhe çorientoi tërësisht opozitën.
Tani, është momenti pas zgjedhorë dhe opozita në tërësi duhet të tregojnë pjekuri e maturi. Në këto kushte analiza është jo e vështirë për tu bërë por të ngrihen në lartësinë që i takon liderëve për të mos e mbajtur peng opozitën, për të mos e penguar atë të bëjë revolucion të heshtur me votë, për përmbysjen e rregjimit tashmë absolut të Ramës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu