Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë politike të vendit që PD-ja dhe pjesët e saj,të luftojnë në zgjedhje si këtë radhë. Foltorja për tu faktorizuar ne arenën ndërkombëtare nga ego-ja e çmendur e non grat-ës dhe PD-ja zyrtare të marrë sa më shumë vota në proporcional për të futur këshilltarë në këshillat bashkiakë.
PD-ja ka qënë përherë alternative pushteti apo fituese.
Se çfarë ka ndodhur, tashmë është e qartë për të gjithë shqiptarët që presin më kot ndryshimin me 14-Maj.
Përçarja e pariparueshme e PD-së dhe e opozitës në tërësi, ja dhuron lehtësisht pushtetin vendor Edi Ramës edhe këtë radhë.
Sondazhet dhe pritmeria normale nuk flasin për asnjë lloj rrotacioni.
Opozita në Tiranë, në Bashkinë kryesore në vend ka dy kandidatë. Njëri, Kelliçi me diplomë të fallcifikuar dhe staturë të ulët intelektuale, tjetri Bejko profesor i nderuar, intelektual.
Berisha-Meta, e përzgjodhën enkas Këlliçin pa këllqe kinse si kandidat i PD-së dhe koalicionit të tyre të turpit. Përzgjodhën kandidatin më të dobët dhe karagjoz.
Asnjëherë votuesve të qendrës dhe votuesve të djathtë të Tiranës nuk iu është ofruar një kalama, por kemi patur kandidatë potencial si Besnik Mustafaj, Spartak Ngjela, Sokol Olldashi, Halim Kosova etj, të gjithë burra të shquar dhe me mend.
Mbase është hera e fundit për opozitën që bën loja të tilla në kurriz të demokratëve.
Demokratët kanë plot njerëz të shquar që do të ngrejnë opozitën në majat që presim dhe që i takon. Pushtetin e sotëm e përballon vetëm një PD ndryshe, një PD me aspirata të mëdha siç u krijua në ’91-in. Vetëm një opozitë e fortë dhe e tillë do mund ta shkund e ta shkulë zgupthi në çdo moment pushtetin e arrogantit fuqiplotë.
Kjo do nise të bëhet realitet pas humbjes së zgjedhjeve të 14-Majit. Nuk ka zgjidhje tjetër për të përmbysur korrupsionin dhe antivlerat që sundojnë në pushtet dhe në opozitë.
Shqipëria nuk çlirohet dhe nuk ndryshon duke luftuar me paratë e korrupsionit njëri-tjetrin.
Është koha për një alternativë moderne dhe PD-ja e ka brumin e saj.
Dalja e Berishës hapur në misionin e tij me foltorën dhe trafikimin e votave kah Metës ishte në vetvete një katharsis per PD-në.
Foltorja e tregoi qartë se është thjeshtë një kult i adhurimit neokomunist, neoenverist. Foltorja masivisht në nivelet e larta të saj përbëhet nga komunistë të zellshëm dhe të konvertuar në antikomunistë sa për sy e faqe.
Shumë prej tyre janë shantazhuar për të kaluarën e tyre ose janë kooptuar nga non grata Sali Berisha. Kjo është arësya që Foltorja është pa “armët” e opozitës e të fitorës…