Shpërthen gazetari: T’i vëmë minat kullave, njerëzve po u shkurtohet jeta

0

Analisti Andi Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albnani se ndërtimet e panumërta në Tiranë po vënë në rrezik jetën e banorëve të kryeqytetit.

Bushati u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që edhe Belind Këlliçi, i cili kundërshton modelin e Veliajt, të ndjekë të njëjtin model të betonizimit të Tiranës.

“Edhe kandidati që kundërshton modelin Veliaj rrezikon të bëhet pre e presionit të oligarkëve për të vazhduar idenë se Tirana duhet të vazhdojë të ndërtojë. Unë jam që edhe këtyre kullave që kemi t’i vëmë minat, se njerëzve po u shkurtohet jeta dhe po u merret ajri”, tha Bushati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu