Ylli Pango ka bërë një libër dhe me këtë rast ka qenë i ftuar në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos.
Pango tha se në Shqipëri drejtojnë tipat për gjynaf dhe të paaftët, duke lënë pa punë njerëzit e aftë.
Ai ndërkohë sulmoi edhe gazetarët, duke thënë se janë vrasës, ndërsa solli edhe rastin e tij të famshëm, teksa u shpreh se e kishin këshilluar edhe që të vetëvritej.
“Një tip për gjynaf i hyn në zemër dikujt, duke qenë totalisht i paaftë, zë vendin e punës, ngjitet lart. Është ai çuni i mirë.
Është një fenomen i shoqërisë shqiptare, që mua më ka neveritur. Ky është ai që i zë vendin atyre të aftëve, që çajnë dhe ikin pastaj.
Dhe ti dhe unë flasim me dikë dreqi e mori, në mos flasim me Zotin, flasim me një më të ditur, me një më të dashur, besojmë një të huaj, ose flet me veten. Me këtë flasin këta njerëz këtu?
Këtu maksimumi flasin me median ose politikën dhe kjo krijon një surrogato që krijon tagji mediatike dhe po të hash këtë tagji, çfarë do nxjerrës?
Po të dëgjosh njerëzit në emisionet e mëngjesit, ata përsërisin gjithfarë llokmash, të politikanëve. Mungon mendimi personal.
Isha në një turn në Sarandë, mes tyre ishte dhe Aleksandër Çipa që ka dhe funksionin e kreut të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, ai tha një shprehje pa të keq dhe tha, kemi dhe ne kusuret tona…
Debatova aty, por e lashë. Mëkate thua? Shkrova në një shkrim… Kri me! Ka gazetarë ekselentë, por ka dhe të tjerë që kanë kryer krime.
Janë vetëvrarë njerëz dhe depresuar, jo direkt, por nënat, motrat, gratë e tyre. Ka njerëz që i ka flakur familja, vetëm se janë siluruar mediatikisht.
Kanë vdekur nëna në krevat, se këta nuk kanë përgjegjshmërinë minimale se nuk godet atë njeri, por ke një kompani të tërë me njerëz, gjakun e tij, mikun e tij, ti shkatërron një grup të tërë.
Mëkati më i madh është i pronarëve mediatikë, që në ca raste e përdorin gazetarin në ca raste e mjerë, si pisqollë, për interesa politike, ekonomike etj.
Kam miq dhe armiq të betuar, vrasës… Ka njerëz që më këshilluan të vetërvitesha. Një diplomat karriere, me familje, u zhduk, kaloi në depresion.
E di ku ka shkuar filani më tha dikush… E gjeta roje në një biznes, ishte kthyer, e shkatërroi dikush i medias. Këto janë gjëra që diku do thuhen.
Të godasësh njeri për interesa të tjera, se ky ishte njeri që goditej që të fitonte dikush tjetër. Është një pjesë e zezë pronarësh që kanë ushqyer mediat”, tha ai.