Me makina të blinduara drejt Tiranës, ndalohet djali dhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste

0

Policia ka shoqëruar Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, pas një aksioni të forcave “Shqiponja” ditën e sotme në Qafë Kashar.

Mësohet se së bashku me Rexhepin është ndaluar edhe kushëriri i tij Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist.

Sipas informacioneve paraprake, të dy janë ndaluar gjatë një aksioni për kontrollin e makinave të blinduara. Gjatë këtij aksioni janë identifikuar tre makina të blinduara, ndër to një Audi dhe një Mercedes që drejtohej nga Ramazan Rraja.

Të dy janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për t’u marrë në pyetje.

Ky i fundit është i akuzuar për pjesëmarrje në disa ngjarje të bujshme kriminale në vend, përfshi edhe atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, teksa po udhëtonte me personazhin e botës së krimit i njohur si Rumi i Shijakut.

Ramazan Rraja gjithashtu akzuohet se në një episod tjetër ka hyrë i armatosur dhe i maksuar në një lokal duke terrorizuar klientët. Në atë kohë u raportua se Ramazan Rraja kërkoi të shikonte kartat e identitetit të disa të rinjve, mesa duket pasi ishte duke kërkuar një person specifik.

Rasti më i fundit ka qenë ai i atentatit të trefishtë në mbikalimin Fushë-Krujës ku u vra Brilant Martinaj, ku dyshohet se Ramazan Rraja ka marrë pjesë.

Ndërsa djali i deputetit të PS, Rexhep Rraja u bë i njohur gjerësit për publikun në rastin e dhunës ndaj Xhisiela Malokut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu