Gjoba 200 mln euroshe, penalitetet e gjykatave ndërkombëtare ndaj Shqipërisë

0

200 milionë euro janë detyrimet e shtetit shqiptar prej penaliteteve të vendosura nga gjykatat ndërkombëtare.

Rreth 22 milionë euro janë gjobat e vendosura prej padive të ngritura në Gjykatën e Strasburgut dhe mbi 176 milionë euro të tjera nga gjykatat e arbitrazhit.

Nga vendimet e arbitrazhit, 66 milionë euro janë për vendimet përfundimtare, ndërsa 110 milionë euro janë ndarë nga buxheti për procese ku shteti shqiptar ka humbur, por vendimet janë apeluar. Pjesë e kësaj shume është edhe gjoba e vendosur në favor të biznesmenit italian, Francesco Becchetti.

Rreth 15 milionë euro në totalin e shumës së ndarë për pagesat e gjobave në arbitrazh janë kostot e përfaqësimit, ose e thënë ndryshe para që janë paguar për të fituar këto procese gjyqësore.

Në çështjen Becchetti janë shpenzuar 3 milionë euro për konsulencë ligjore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu