Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e Indrit Beqirajt, i arrestuar në operacionin e koduar ‘Porositësi’, ku u zbuluan vrasje dhe porosi për atentate.
Indrit Beqiraj ka zbuluar në dëshminë e tij se ka qenë Ilirjan Feçi i cili u ka premtuar dy vëllezërve 100 mijë € për të ekzekutuar Geron Hasenbelliun.
Nga dëshmia del se përveç vrasjes së gabuar që ndodhi në “Don Bosko”, ku viktimë mbeti Erion Çela, vëllezërit Beqiraj planifikonin të vrisnin dhe nipat e Geron Hysenbelliut në zonën e Astirit, pas porosisë së marrë nga Kasandër Noga.
“Gjatë kësaj jave nuk e pamë Geronin fare, por pamë nipat e tij që na vinin para mbrapa. Kemi ndjekur nipat ku për secilin nga Kasandri do të paguhej shuma 50 000€. I ruajtëm për 2-3 ditë nipat ku kemi ardhur në Tiranë me makina me qira së bashku me vëllanë, pra në datën 27/01/2022 kam ardhur në Tiranë dhe ndiqnim nipat te tabakino.
Me vëllanë, Gentianin kemi ndjekur Geronin, Geroni erdhi një mëngjes në Don Bosko dhe më pas nuk erdhi më, dyshoj se na shitit Feçi.
I thashë Feçit se nuk vras të martën se e kam ters, do e vrisja Geronin të mërkurën. Hoqa dorë nga vrasja”, ka deklaruar Indrit Beqiraj, raporeton Euronews.