Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka shkarkuar sot nga detyra drejtorin e Doganës së Fierit, Arlind Lagji.
Ky vendim vjen pas denoncimit të qytetarit Algert Belulaj, i cili ka deklaruar se Lagji e ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë.
Belulaj bëri me dije se konfliktet me drejtorin e Doganës filluan pasi mësoi se ai dhe bashkëshortja e tij kishin një lidhje jashtëmartesore. Mësohet se ai është pezulluar deri në përfundim të hetimeve dh e marrjen e një vendimi përfundimtar për Arlind Lagjin.






