Agim Nesho nga podiumi i Partisë së Lirisë ka folur për riciklimin e saj.
Ai tha se kjo parti do të mposhtë kryeministrin Edi Rama.
Agim Nesho: Shqipëria e lirë dhe demokratike, kjo kontratë sot është në rrezik nga një regjim po e çon në autokraci lindore.
Balancat e pushtetit janë të prishura, rinia ndjehet e humbur në vendin e saj dhe po largohet nga vendi, fermerët po ndihen të lënë mënjanë nga qeverisja. Ata që duan të konsolidojnë Shqipërinë dhe atyre që shkarraviten me Ballkanin e Hapur.
Në këtë mënyrë, lind përgjegjëmëria nga partia juaj siç ka qenë gjithmonë për interesin e shqiptarëve.
Presidenti Meta ka dalë në mbështetje të Kushtetutës dhe shtetit ligjor, për të mbrojtur drejtësinë e deri në mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare.
Lëvizja e re që po lind sot është partia e të gjithë qytetarëve sot në të gjithë Shqipërinë, për ata që mendime e të cilëve iu anashkalohen ditët e sotme, për gazetarët që sot dërgohen për ridedkumin.
Partia e re do të rikthejë llogaridhënien, ata që kanë vjedhur me PPP-të apo inceneratorë të vendosen para ligjit dhe paratë t’u kthehen popullit.
Partia e re do të rikthejë shtetin ligjor. Ky regjim erdhi në pushtet nga ashtuquajtura aleanca e qelbësirave, ku deri më tani ka qenë dobësimi i opozitës dhe forcimin e shtetit autokratik.
Kjo po e kthen Shqipërinë në një demokraci të deleguar nga interesat e autokratit. Shqipërisë e kuptojnë rrezikun që i vjen nga kapja e shtetit, trafikut të drogës apo oligarkisë. Sot demokracia në udhëkryq, të bashkohemi të gjithë për të fituar betejën.