Gazetari: SPAK-u “mashtron” shqiptarët, dy dosje për dy kryeministra i kam dorëzuar unë

0

Gazetari Artan Hoxha, ka folur mbrëmjen e sotm në emisionin ‘Opinion’ për dosjet më të nxehta të hetimit në SPAK, tha se një prej tyre përfshin dy ish-kryeministra.

Ai tha se në njërën prej tyre ai vetë është i përfshirë dhe ka dorëzuar dy kaseta me materiale video, por u shpreh se nuk mundet të japë detaje të tjera.

Pjesë nga biseda në “Opinion”

Hoxha: Dosje të tjera që SPAK ka nën hetim, por nuk ka marr ende të pandehur janë çështje që lidhen me korrupsionin. Mes tyre janë dy çështje, që të paktën unë i di se jam i përfshirë në këtë histori. Kam materialet dhe kasetat e marra nga një person i rëndësishëm.

Ja kam vënë në dispozicion SPAK në Korrik të vitit të kaluar. Është çështje e rëndësishme, por SPAK ende nuk e ka finalizuar.

Fevziu: Është çështja CEZ-DIA?

Artan Hoxha: Janë përfshirë dy kryeministra….

Fevziu: Ke çuar kaseta?

Hoxha: Kam çuar dy video, njëra 1 orë e 27 minuta dhe tjetra dy orë të plota. Detaje nuk dua të jap.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu