Edi Rama: Çfarë do më nga unë Arben Kraja, kap “Peshqit” e Mëdhenj, nis me Saliun e Ilirin

0
Kryeministri Rama i është përgjigjur ashpër kreut të SPAK, Arben Krajës i cili tha se hetimet nuk mund të nisin në bazë të deklaratave politike, por vetëm përmes kallëzimeve.
Edi Rama tha se Reforma në Drejtësi nuk është krijuar që të largojë nga puna gjyqtarët e korruptuar por t’i ndëshkojë ata duke i sekuestruar pasurinë dhe më pas për t’i dërguar në burg.
Non-gratat nël fakt kanë akuza nga USA, por ende nuk pa veprohet, prandaj kryeministri duket se e ngre zërin me shqetësim.
“Partitë politike që bëjnë kallëzime janë një devijacion i madh, unë kam qenë kundër këtyre gjërave. Çfarë kallëzimi pret Arben Kraja për këta që kanë dalë me 13 shtëpi, raste skandaloze, nuk shoh që të ketë ndonjë veprim nga SPAK-u. Çfarë do Arben Kraja nga unë, kur kjo gjyqtare që nuk ka kaluar Vetingun ka 462 mijë euro pasuri të pajustifikuara”, deklaroi kryeministri Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu