Inspektimi i procesit në Durrës/ Ambasadorja Yuri Kim thirrje zyrtarëve: Siguroni që votuesit të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera

0

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, bën një reagim për zgjedhjet e pjesshme lokale, që po zhvillon sot në gjashtë bashki të vendit, teksa thekson se ndërkombëtarët po vëzhgojnë procesin.

Kryediplomatja amerikane iu bën thirrje zyrtarëve shqiptarë të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera.

Postimi i ambasadores amerikane në Tiranë:

Stafi i Ambasadës së SHBA po vëzhgon votimin në të gjashtë bashkitë. Kam kënaqësinë të jem në #Durrës. Është veçanërisht e mrekullueshme të shohësh kaq shumë të rinj aktivë sot, qofshin votues, komisionerë zgjedhorë apo vëzhgues. Shpresoj që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Është e rëndësishme që zyrtarët të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu