Ambasadorja Yuri Kim është fotografuar teksa takon në ambientet e një lokali në Tiranë, aktivisten shqiptare në SHBA Evi Kokalari.
Kjo e fundit ka kundërshtuar fort vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, dhe ka deklaruar se kreu i PD është po ashtu i padëshirueshëm në SHBA.
Nuk dihen arsyet e këtij takimi mes Kim dhe Kokalarit, e cila njihet po ashtu dhe një mbështetëse e madhe e ish-presidentit Donald Trump.





