Vendoset zyrtarisht i deleguari politik në qytetin e Durrësit, ku kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka emëruar nënkryetarin e PD-së, Edi Paloka.
Një tjetër i deleguar nga PD në qarqet e vendit. Mësohet se në qarkun e Elbasanit kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vendosur që të delegojë sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Paloka pritet të jetë edhe i pari i listës në qarkun bregdetar, ku ka një sërë problematikash.
Bardhi është edhe i pari në listën e deputetëve që do të nxjerrin demokratët në këtë qark.
Në këtë qark, Bardhi do të ketë përballë numri 2 të PS-së, Taulant Balla.
Më herët janë caktuar drejtuesit politik në Durrës, Edi Paloka, Shkodër, Helidon Bushati, në Fier, Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë, Bujar Leskaj.
Në 7 qarqe të tjera të vendit ende nuk janë bërë të ditur emrat e të deleguarve politikë të PD-së, që do udhëheqin dhe fushatën zgjedhore për në 25 prill.
Basha po e përjeton mirë zgjedhjen e Joe Biden në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, detyrë të cilën doo ta marrë më datën 20.
I frymëzuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden, Basha ka filluar të huazojë sloganet e tij dhe zëvendëspresidentes së zgjedhur, Kamala Harris, të cilët janë zotuar se “do të shërojnë Amerikën”. Edhe në fjalimin e fitores, Biden përdori sloganin “Koha për të shëruar Amerikën”.
“Është koha për ta lënë pas retorikën e ashpër, për të ulur temperaturat, për të parë njëri tjetrin sërish, për të dëgjuar njëri tjetrin… të mos i trajtojmë kundërshtarët tanë si armiq. Kjo është koha për ta shëruar Amerikën!”, tha Biden në fjalimin e tij.