Poezi nga Pjeter Vukaj
Ditë provimesh në këtë universitet,
Auditoret zhurmojnë si koshere bletësh,
Pedagogë me syze e canta…
Kohë e çantëzuar!
Kanë dalë nga guaska dhe kanë hapur çantat si gojë,
Kohë e lekzuar!
Dita si çantë boshe që duhet të mbushet,
Sa gezohen pedagogpleqtë, qejfli njomcakesh,
Librarive s`shiten librat por zarfet
Farmacive shiten “Viagrat`!
…
Pedagogë me tituj se shpikën edhe sekseret,
Kodi i disave, zarf ose…
Kthizejashtat s`kanË mËsuar.
Lodhur nga jeta e natës se shkurtër të verës
Me veshje te pjeseshe me kthizËn jashtË si “O”
Poshte O-së, pak të mbuluar kanë “Osenë”
Jargiten pedagogpleqtë në “osene” e njomcakeve
Si kerminj nëpër lule
Perjargeje,
Ç`kohë e jargezuar?!
Eshte kalbur kaq shumë grushti gjysmë i mbledhur i Migjenit,
Gishti i mezit është ngritur si heshtë drejt “Osesë”
Ashtu rrin ngritur dhe pa “Viager”.
Vajzat kundërmojnë aromë jargavanesh…
Pedagopleqtë, aromë jargesh…
Jargë!
Perjargie!…
Të gjitha s`pranojnë prekje jargonësh,
Pedagogët s`janë të gjthë osedashtës e zarfdashtës,
“OsenË” dhe zarfe japin ato që nuk mësojnë,
Shumica e ruajne “osenë” për të dashurit.
Keta pedagopleqtë që gjithë jetën u zvarritën si kerminj,
asgjë s`lanë prapa, vetëm vijë jargësh.
Nuk janë të gjithë lekxhepfutës dhe gjahtarë të “Osese”
O kthizejashta, librin mos e braktisni!
Se “osene” do ta përjargni me pedagoglekologë e sekserë
Ne bardhesinë vajzërore, të mos shkelet si mbi urë.
Degjoni fjalet e mia “të buta”
Se, në butësinë e tyre shkermoqet cdo gur…