Mesude mëson se është shtatzënë, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Kader mëson se Songyl nuk zhvendoset pranë të atit për shkakun e saj. Kader vendos të sillet ashpër me Songylin për ta prishur miqësinë me të. Songyl lëndohet nga sjellja e Kaderit dhe vendos të largohet nga jetimorja.

Neriman i bën shantazh Ferides me videon që ka në dorë duke e detyruar të bëjë siç do ajo. Nazan përballet me Mesuden dhe i bërtet për faktin që i tregoi Serkanit për punën e saj. Mesudes papritur i bie të fikët në mes të rrugës. Songyl mëson se pas sjelljes së ashpër të Kaderit fshihet Gynej.

Songyl pajtohet me Kaderin. Xhenk kërkon të ndahet nga Kader. Mesude shkon të vizitohet dhe mëson se është shtatzënë. Ajo shkon i tregon Kemalit por ky i fundit nuk beson se fëmija është i tij. Meral i futet botës së modelingut por fotografi pëlqen pamjen e Ejlylit./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu