(Kur isha mësues në Shosh… s’di si m’u kujtua)
Shkruan Zija Vukaj
Deda takoi në arat e fshatit të tij të largët, Brashtë, një njeri tuhaf. Njeriu kishte një çantë në krahë dhe një çekiç në dorë. Ishte vërtet i çuditshëm. Njeri me huqe. Para se të fliste me të, Deda e pa tek mblidhte gurë, i godiste me çekiç dhe shumë prej tyre i fuste në çantë.
-E ç’ka je ti?- e pyeti.
-Inxhinier- u përgjigj njeriu.
-Pse i merr ata gurë e i fut në strajcë?
-Po kërkoj mineral.
Deda nuk kuptoi gjë, as nuk e vrau mendjen fort për këtë budalla që po shëtiste arave që ai i mbillte me patate, por i nxori kangën, që më vonë u këndua me çifteli:
“Inxhinier, a!
Ty t’rrnoftë shkolla.
Ti mbledh gurë,
Deda kërtolla.”
(Shënim: Më vonë në fshatin Brashtë u hap një minierë nga ku nxirrej minerali i një metaloidi të serisë së halogjenëve që shërbente si katalizator në metalurgjikun e Elbasanit për të rritur temperaturën e furrnaltave. Quhej florid.)






