Kemal i bën gjëmën babait të Songylit dhe Nazanit, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Kemal përgatit një plan për të shantazhuar Nazanin. Ai e kërcënon Nazanin se do i tregojë të gjithëve që ajo i ka birësuar fëmijët. Nazan e shqetësuar se sekreti i saj do zbulohet del nga shtëpia për të takuar Kemalin. Ndërkohë Kemal futet vjedhurazi në shtëpinë e Nazanit dhe vë në zbatim planin e tij.

Ai mashtron babain e Songylit duke e çuar në shtëpinë e Nazanit për një punë. Nazan rikthehet në shtëpi dhe godet me levë babain e Songylit duke menduar se ai është Kemal. Babai i Songylit bie pa ndjenja ndërsa Kemal e bind Nazanin se ai ka vdekur. Kemal e ndihmon Nazanin të fshehë krimin por e fotografon atë.

Songyl dëshiron të pajtohet me të atin por nuk mund ta falë atë. Vajzat arrijnë të mbledhin para për fustanet e ballos. Babai i Songylit është gjallë dhe kupton që Kemal e ka mashtruar. Kemal përfiton nga situata për ta futur në kurth babain e Songylit. Vajza e Nerimanit bëhet e padurueshme për Feriden.

/revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu