Can Yaman mund të jetë gati të zhvendoset në Itali.
Ai është një nga aktorët më të dashur në Turqi dhe gjithashtu në Itali personazhi i tij është bërë shumë i famshëm falë serialeve ku ka rol të cilat transmetohen në Itali. E duket se ky fakt ka bërë që figura e tij të kërkohet së tepërmi atje.
Sipas raportimeve mediatike, ai ka marrë ftesën për të qenë pjesëmarrës në formatin “Big Brother VIP”.
Lajmi është konfirmuar nga producenti i programit, Alfonso Signorini i cili mësohet se po mundohet të ndërtojë një ekip të bukur të përbërë nga emra vërtet shumë të rëndësishëm dhe, bashkë me të, gjithashtu të kalibrit ndërkombëtar.
Për momentin negociatat janë në një fazë të përparuar por akoma nuk ka konfirmime zyrtare…
Një gjë është e sigurt: Yaman është një nga personazhet më interesante të panoramës ndërkombëtare.
Neve na mbetet të presim nëse ai do të bashkohet me ekipin ose nëse emri i tij është thjesht një thashethem mes radhëve të konkurrentëve të rinj të cilët përfliten për “Grande Fratello VIP” e që duhet konfirmuar zyrtarisht nga lista.