Hajdutëve po u vjen fundi/ Parlamenti Europian e miratoi amendamentin me 15 kushtet për qeverinë Rama

0
Me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime Parlamenti Europian të enjten mbrëma (18 qershor) miratoi amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane me tekst: “Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës
Ndërqeveritare të parë me shtetet antare”Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl me kërkesën e raporterit Lega dhe me mbështetjen e koordinatorit Gahler erdhi si përgjigje e mohimit të përsëritur nga kryeministri Rama javën e shkuar të ekzistencës së 15 kushteve. Këto kushte u vendosën  nga Këshilli Europian (shtetet anëtare) me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti. Pro amendamentit votuan Grupi Liberal dhe ai Konservator si dhe shumë deputetë nga e majta dhe djathta pavarësisht qendrimit formal të grupeveGrupi Social Demokrat  formalisht nuk u shpreh pro amendimit me shpjegimin se nuk duhej zbehur jehona festive e samitit të Zagrebit. Por shumë eurodeputetë socialdemokratë të prirë nga danezët dhe finlandezët votuan pro PPE. Një pjesë e nxitur nga eurodeputetët rumunë votuan kundra.Taulant Balla paraqiti një lutje në kryesinë e partisë Socialiste Europiane për votim kundra në bllok por kjo nuk u mor parasysh.Gjatë javës së shkuar shumë eurodeputetë por edhe diplomatë europianë reaguan ndaj deklaratave të Ramës duke apeluar publikisht për domosdoshmërinë e përmbushjes së 15 kushteve sepse ndryshe nuk fillojnë negociatat.Opozita e quajti të papërgjegjshëm mohimin e 15 kushteve nga Rama; sipas saj kjo retorikë është pengesë kryesore për integrimin europian të vendit mbas përkeqsimit të treguesve të demokracisë e shtetit ligjor. Restaurimi i normalitetit demokratike vjen duke plotësuar 15 kushtet.Njëri prej kushteve  është edhe dënimi i politikanëve që kanë blerë vota në zgjedhjet e Dibrës e Shijakut. Rama i ka marrë ata vazhdimisht në mbrojtje.—Shkresa e Grupit PPE:[ Dua t’ju informoj se znj. Kinga Gál si raportere hije e PPE  e raportit “Rekomandime për Ballkanin Perëndimor”  do të dorëzojë amendamentin si më poshtë: ]“thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare”[ Amendamenti u kërkua nga z. David Lega, raporter i përhershëm për Shqipërinë dhe ka pëlqimin e z. Gahler, koordinator i PPE në Komisionin e Jashtëm (AFET) ]Origjinal:[ I would like to inform you that Ms. Kinga Gál as the EPP shadow rapporteur of the Western Balkans recommendation will submit the following plenary amendment: ]“stresses the 15 conditions, decided by the Council of the European Union, that Albania needs to have fulfilled prior to its first intergovernmental conference with the EU Member States”[ The amendment was requested by Mr. David Lega, standing rapporteur for Albania, and has the blessing of Mr. Gahler, the EPP AFET coordinator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu