Lajm shumë i mirë. Peshqit janë në rrjetë.
PK ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari, për shkak të problemeve me pasurinë. Ajo paska qënë e krimbur në para.
Në fund të seancës, Hajdari tha se ishte vendim i pritshëm. Ndërsa avokati i saj, Maks Haxhia tha se do ta apelojnë vendimin. Kjo nuk thotë asgjë, pasi edhe Haxhija është i përfolur si milioner.
KKP vlerësoi se Fatmira Hajdari rezulton se nuk ka deklaruar një truall në vitin 2015.
“887m2 truall, nuk e ka deklaruar në 2013, 2015 dhe në deklaratën e vettingut. Tre njësi dhe 12 apartamente te Vilat Gjermane, 207.400 euro, pasuria në total. Ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vetting”.
Shumë shpejt, edhe KPK do të jetë në sitën e kontrollit pasuror. Dhe kjo është normale, pasi ka shumë akuza se edhe ata janë milionerë.