SHBA shkund hajdutët: Reforma në drejtësi e dhimbshme. S’ka kthim pas, Gjithë ambasada po punon, gjithë hajdutët në burg

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë duket se po shkund nga themelet politikën shqiptare. Prej tre vitesh politikanë majtas dhe djathtas kanë tentuar t’i vënë shkopinj në rrota reformës në drejtësi, por amerikanët e kanë bërë edhe një herë të qartë se nuk ka asnjë kthim pas.

Teksa presidenti Ilir Meta të hënën në mbrëmje iu përgjigj ambasadës së SHBA mjaft ashpër, dje ka ardhur reagimi i ambasadores amerikane, Yuri Kim. Përmes një statusi në faqen zyrtare të ambasadës në rrjetin social “Facebook”, zonja Kim u ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë të gjithë të korruptuarve në politikën shqiptare, ndërsa u ka kujtuar se reforma në drejtësi do të jetë e dhimbshme dhe e pakthyeshme. “Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar. Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën. Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur, por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane”, thuhet në reagimin e ambasadës.

SHBA po punon për avancimin e reformës

Por mesazhi i drejtpërdrejtë për politikanët që kërkojnë sabotimin e reformës në drejtësi nuk është i vetmi ultimatum i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Kjo e fundit përveçse ka marrë në mbrojtje reformën në drejtësi dhe ka garantuar se do të mbajë politikën larg saj, ka zbuluar se ambasada e SHBA po punon për avancimin saj. Sipas zonjës Kim, reforma në drejtësi është kërkesë e popullit shqiptar që duhet të vazhdojë të bëjë progres dhe jo regres. “E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar. Ne nuk duhet të humbasim përqendrimin, ne nuk duhet të çorientohemi- synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA në Tiranë.

Ultimatumi amerikan

Por reagimi i djeshëm nuk është i vetmi që është lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë dy javëve të fundit. Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka lëshuar disa reagime, duke iu dërguar mesazhe në formë ultimatumi politikanëve shqiptarë që të mos e çojnë ndërmend që të sabotojnë reformën në drejtësi. Reforma është në fazën më delikate momentalisht, pasi brenda verës pritet që të ngrihet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila së bashku me Strukturën e Posaçme Antikorrupsion do të hetojnë korrupsionin në nivel zyrtarësh të lartë dhe ata që deri më dje kanë qenë të paprekshëm. Kështu që, duke qenë se avancimi i reformës i ka trembur, të korruptuarit po tentojnë të bëjnë pakte në prapaskenë për të minuar reformën në drejtësi dhe për të penguar punën e organeve të reja të drejtësisë si SPAK e BKH. Por ambasadorja Yuri Kim e ka kuptuar këtë plan ogurzi, ndërsa ka reaguar disa herë, duke theksuar se amerikanët nuk kanë ndryshuar qëndrim dhe se për ta lufta kundër korrupsionin është prioritet kryesor. “3 prioritetet e mia janë (1) forcimi i marrëdhënieve të mbrojtjes Flag of United States-Flag of Albania; (2) mbështetje për ngritjen & funksionimin e institucioneve demokratike; (3) rritja e tregtisë & investimeve Flag of United States-Flag of Albania. Të 3-ja kërkojnë sundim të ligjit, transparencë & fund të korrupsionit”, ka deklaruar ambasadorja Kim më 14 maj të këtij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu