E fotografuan me të dashurin, “Asllë” bëhet agresive para paparacëve

0

Birce Akalay është një nga aktoret më të njohura në Turqi dhe ka marrë pjesë në shumë seriale të suksesshëm. Në Shqipëri ,ajo u bë e njohur me rolin e “Asllë” në serialin “Dashuri bardh e zi”. Aktorja 35-vjeçare është shumë e komentuar në mediat turke për jetën private. Ajo është prej vitesh në një lidhje me Fasih Saylan, por preferon që këtë lidhje mos ta bëjë publike.

Aktorja u fotografua së fundmi me të dashurin dhe sipas mediave turke, ajo u tregua agresive kur pa paparacët. Birrce Akalay mbante maskë dhe ishte veshur me shumë stil. Ajo ia bëri me dorë paparacëve të largoheshin dhe nuk i ktheu asnjë përgjigje pyetjeve të gazetarëve. Mesa duket aktorja preferon jetën private ta ruajë sa më hermetike dhe larg syrit të publikut./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu