Në krevat me Linda Ramën, nata me Edin është një torturë…

0

Në mesin e viteve ’80 nga Tirana u shpërnda nëpër gjithë Shqipërinë një poezi e Natasha Lakos, poezi minimaliste, racionale dhe simpatike si vetë shkrimtarja:

“20 qindarka për të folur me ty,
30 qindarka për të ardhur te ty,
50 qindarka për të bërë dashuri!”
2./
Sot në orën 8 të mëngjesit kryeministri Edi Rama shkoi në Kashar dhe përuroi ambientet e reja të repartit antikrim Renea. Për gati 1 orë e 47 minuta u foli e u mbajti leksion policëve elitarë sesi duhet të vrapojnë, sesi duhet të sulmojnë, si të asgjesojnë e si të arrestojnë kriminelët. Ishin të gjithë aty para Edi Ramës: ministra, drejtorë, oficerë krimesh, agjentë, informatorë pra rreth 180 burra që paguhen me taksat tuaja të parandalojnë dhe asgjesojnë keqbërjen.
Rama fliste, policët dëgjonin: ndërkohë në Memaliaj bëhej nami me vjedhje. Fliste Rama, dëgjonin policët ndërkohë në Tropojë plagosej mileti. Fliste Rama: aksidentet në rrugë nuk rreshtnin, dëgjonin policët: droga trafikohej lumë nëpër atdhe. Kriminelët shikonin Edi Ramën në televizor dhe vepronin të qetë…
3./
Sot në orën 10 e 30 të mëngjesit kryeministri Edi Rama shkoi të përuronte spitalin e ri kirurgjik. Për gati 1 orë e 48 minuta u foli e u mbajti leksion mjekëve, infermiereve, laburantëve, sanitareve sesi duhet ti gjejnë epikrizën pacientit, si ta operojnë atë, çfarë ilaçesh duhet ti japin, si të pastrojnë ëc-të e spitali. Ishin të gjithë aty, 181 burra e gra, doktorë dhe infermiere që paguhen me taksat tuaja për të kuruar sëmundjet tona e ndërkohë që Edi Rama fliste dhe kishte marrë peng bluzat e bardha në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, pacientët prisnin doktorët dhe dikush vuante nga plaga, dikush ulëriste nga dhimbjet, një tjetër rrëzohej pa ndjenja, jepte shpirt. Mos vdis, sa të mbarojë Edi Rama fjalimin…
4./
Fjalime të gjata në forume partie, fjalime të gjata në mbledhje qeverie, replika të stërgjatura në parlament, hallakatje maratonomaku në debate me gazetarë madje edhe librin e tij “Kurban” kush e ka lexuar është tejlodhur nga artikulimi shtrirës deri në mërzitje i fjalive. Një udhëheqës i një vendi të vogël me tranzicion të stërgjatur si Shqipëria duhet të jetë racional dhe frutdhënës edhe në punë, edhe në llafollogji, edhe në smbolikë ashtu si poezia me 50 qindarka e Natasha Lakos.
Nëpërmjet këtij artikulli desha ti tërhiqja vërejtje tërthorazi këshilltarit të komunikimit të kryeministrit, Endri Fugës, por u bëra pishman sepse Endri është më i shkurtër sesa fjalimet e Edi Ramës. Mes gjithë kësaj meseleje nuk ndihem keq as për elektoratin, as për ministrat apo bashkëpunëtorët e kryeministrit. Unë dyshoj në orgazmën e Edit ndaj të vetmen keqardhje që ndjej e kam për Linda Ramën. Dita kalon shpejt por nata, ah nata është një torturë me Edi Ramën në krevat! Bledi Mane

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu