Fansi e quan të shëmtuar, William Levy ia mbyll gojën me përgjigjen epike

0
William Levy është padyshim një nga meshkujt më të pashëm e që vazhdon t’i çmendë vajzat. Aktori u bë i famshëm vite më parë me rolet e tij në telenovela të cilat publiku nuk linte episod pa parë pikërisht prej tij.

Së fundmi William ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet elegant, i veshur me kostum të zi dhe ka marrë komplimenta të shumta nga fansat. Mirëpo jo të gjithë mendojnë njësoj dhe një prej ndjekësve i ka komentuar aktorit se është i shëmtuar.

“Nuk më intereson çfarë thonë, ti je i shëmtuar”, i komenton ndjekësi të cilit aktori i ka kthyer përgjigje. “Qenkemi të ngjashëm”, ia ktheu William duke shkaktuar të qeshura tek fansat.

Kujtojmë që aktori 39-vjeçar është i lidhur prej vitesh me Elizabeth Gutierrez dhe kanë dy fëmijë./Xing.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu