Bija ime/ Babai i Asusë i jep fshehtas një letër Ojkysë, ja ç’do ndodhë nesër

0

Ugur pyet avokatin e Asusë për të mësuar çfarë fsheh ajo. Xhandan kërkon për shtëpi në lagjjen e Demirit. Nëna e Ugurit rastis në të njëjtin vend me Xhandanin dhe e pëlqen shumë atë. Ajo i tregon Xhandanit për një shtëpi që është në shitje. Ojky harron t’i pijë ilaçet. Demiri lëndon edhe gishtin në punë.

Menaxheri paralajmëron Demirin të jetë më i kujdesshëm në punë. Ugur shkon vonë në klasën e Ojkysë dhe i kërkon mësueses të dalin për një kafe. Ojky kujdeset për Demirin në shtëpi. Demir mëson se Ojky nuk i ka pirë ilaçet dhe i bërtet. Ojky kupton se Demir nuk po i jep vitamina por ilaçe për sëmundjen. Asu e çon Ojkynë të takohet me gjyshin.

Ai i jep Ojkysë një letër. Ojky ia jep letrën Demirit. Demir lexon se gjyshi i ka lënë trashëgimi pasurinë. Ai i tregon Asusë që e ka mësuar të vërtetën dhe i thotë se nuk do e lejojë ta marrë kujdestarinë e Ojkysë. Asu mendon se Demir e do pasurinë për vete. Ajo shkon në spital dhe mëson se babai i saj është ndarë nga jeta./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu