Tre vjet pa Gilmanin!

0

Shkruan Tonin Gjuraj

Miq të dashur,
Dy fjalë për Gilmanin, në këtë 3-vjetor të ikjes së tij të parakohshme: sot është një moment kujtese për njeriun, kolegun, mikun, bashkëqytetarin, bashkëudhëtarin, që kaq çlirët, shpejt, hapur dhe pa kompromise përshkoi, duke qeshur dhe në mënyrë sportive, rrugëtimin e jetës së tij. Kjo më shtyn sot të përkap kumtin domethënës të një njeriu plot energji krijuese.

E, në këtë mes, ia vlen t’i drejtohemi veprës së tij: “Alfabeti i tranzicionit”, duke veçuar në këtë alfabet: Njeriun e lirë, apo atë që qe shembulli i njeriut kërkues dhe të lirë, në origjinalitetin e këtij kërkimi. Dixhital në gjithanshmërinë, shumëdisiplinaritetin dhe koherencën; Universitar, në kuptimin që kjo fjalë bart që në origjinat e saj, në të qenët nxënës i dijes dhe përhapes i saj; Intelektual në limfën e qenësisë së tij, jo synues i etur i një intelektualizmi apo akademizmi fasadë.

Dhe, në fund, duke perifrazuar Franc Kafkën, i cili thoshte se: “…një libër duhet të jetë një sëpatë për të thyer detin e akullt brenda nesh. Për këtë jam i bindur.” (Franc Kafka, leter drejtuar Oskar Pollack-ut, 1903), Gilmani dinte të ishte tronditës dhe të përdorte sëpatën për të thyer akullin e shoqerisë tonë.

Më ka marrë shumë malli për ty mik! Kaq di të them. Jam i përmbytur nga emocioni, edhe pse m’u duk sikur kisha një “kenaqësi të dhimbshme”, ndërsa shkruaja këta rreshta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu