Sonte në “Bija Ime”/ “Rishfaqet Nëna e Ëjkys”

0
Demir pendohet që ka braktisur Ëjkyn në çastin e fundit. Ai e ndjek makinën e
jetimores pas me vrap dhe arrin t’a ndalojë. Ëjky i mban qëndrim Demirit që e ka
braktisur. Demir deklaron për herë të parë me zë të lartë se është babai i Ëjkys dhe ata përqafohen.Demir siguron shërbimet sociale se nuk do të ndahet më kurrë prej Ëjkys.
Shërbimet sociale do të kontrollojnë vazhdimisht Demirin, prandaj atij i duhet të
marrë një shtëpi me qera. Demir i mashtron të gjithë se ka gjetur shtëpi.
Njeriu i Zhiletet mendon se punonjësit socialë janë njerëz të rëndësishëm shteti
dde tërhiqet nga përgjimi i Demirit.
Xhandan i kërkon Demirit t’i tregojë çdo gjë që ai fsheh, por Demir nuk e bën. Ëjky
përjeton sërish paraliza të krahut. Xhandan i dhuron Demirit telefonin e saj të
vjetër.

Uurin e ngacmojnë në burg dhe e përdorin si shërbyes. Demir mëson se Uur mund

të dal nga burgu nëse ndihmon policinë në arrestimin e Zhiletit. Demir vendos të
bashkëpunojë me policinë kundër Zhiletit.
Demir bën marrëveshje me Zhiletin për të vjedhur një shtëpi pasaniku. Ai njofton
policinë në momentin që hyn në shtëpi dhe aktivizohet alarmi. Policia arreston
Zhiletin.
Xhemal gjen vendodhjen e nënës së Ëjkys. Ajo dhe Xhemal kanë qenë të lidhur dhe
më pas ajo e ka tradhëtuar me Demirin. Nëna e Ëjkys është e alkoolizuar dhe një
njeri i papërgjegjshëm.
Demirin e zë gjumi pranë shtratit të Ëjkys ndërsa i lexon asaj një libër. Xhandan
gjen blerës për shtëpinë. Demir bëhet xheloz për shokun e klasës së Ëjkys./
@gazetapaloma

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu