‘Ferhat’ bëhet çift me aktoren bukuroshe turke për super serialin e ri

0
Aktori Ibrahim Çelikkol është bërë shumë i njohur në Shqipëri falë roleve në serialet “Dashuri bardh e zi” dhe “Ironia e fatit”. Tashmë ai është kthyer në një nga aktorët e preferuar të publikut dhe me siguri ky lajm për rikthimin e tij do t’ju gëzojë.

Mediat turke shkruajnë se Ferhati do bëhet bashkë me aktoren Demet Ozdemir për një serial të ri. Demet Ozdemir njihet si Sanem nga seriali “Erkenci kus”.

Seriali do të quhet “Evim” dhe do të flasë për një histori dashurie ku rolet kryesore do i luajnë Ibrahim Çelikkol dhe Demet Ozdemir.

Mbetet të presim për të parë nëse këtë serial do e shohim së shpejti edhe në ekranin shqiptar./Xing.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu